LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, OBRM-PDUKM dyshon se ka një sëmundje e rrezikshme ngjitëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Maqedoni, OBRM-PDUKM dyshon se ka një sëmundje e rrezikshme ngjitëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Nëpërmjet një konference për shtyp, Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM thotë se “ekzistojnë dyshime serioze se tek bagëtitë në disa pjesë të Maqedonisë është paraqitur sëmundja ngjitëse antraks, sëmundje që shumë lehtë përçohet nga kafsha tek njeriu”.

“Qeveria duhet të përgjigjet nëse është saktë se një dele e cofët është sjell për hulumtime në fakultetin e veterinarisë ku është detektuar sëmundja antraks dhe tashmë dy javë ka heshtje për këtë gjendje”, tha Tripunovski duke e pyetur Qeverinë pse rreth 30 të punësuar në Fakultetin e Veterinarisë e kanë vizituar klinikën infektive në Shkup dhe momentalisht janë në terapi, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai pyet nëse janë sëmurë nga sëmundja e rrezikshme dhe nëse është parandaluar zgjerimi i kësaj sëmundje,

“Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe ministri Dimkovski duhet të përgjigje nëse janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore për parandalimin e zgjerimit të kësaj sëmundje”, thotë Tripunovski .

Sipas tij drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe ministri i Bujqësisë duhet të marrin përgjegjësi për shkak se seriozisht e kanë rrezikur shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë.

“Ju bëj apel Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari të ndërmerr të gjitha protokollet me qëllim që të vendos nën kontroll këtë sëmundje serioze që paraqet kërcënim për qytetarët e Maqedonisë”, tha Tripunovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori