LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë, kërkesë për punësimin e 17 logopedëve, katër shqiptarë (Video)

Ministria e Shëndetësisë, kërkesë për punësimin e 17 logopedëve, katër shqiptarë (Video)

17 logopedë dhe tre defektologë do të punësohen në Entin për rehabilitimin e dëgjimit dhe të folurit. Katër nga 17 logopedët do të jenë shqiptarë ndërkaq nga defektologët njëri parashihet të jetë shqiptarë. Për momentin ky Ent ka të punësuar 14 logopedë prej të cilëve vetëm njëri është shqiptarë, edhe atë me kontratë në vepër si dhe një asistent. Drejtoresha e këtij Institucioni rehabilitues thotë se ky numër i të punësuarve nuk është aspak i mjaftueshëm krahasuar me numrin e fëmijëve të cilët shkojnë për trajtim.

Organizohemi, është i rëndësishëm organizimi, i ndajmë punët gjendemi në njëfarë mënyre. Shqiptarë do të na duhen 4 logopedë dhe një defektolog. Ata do të jenë të shpërndarë nëpër reparte. Njëri do të jetë në repartin për dëgjim, tjetri për të folur 2 do jenë në tretmanin intenziv të fëmijëve dhe një shqiptarë do na duhet për në Ambulancën e logopedisë në Çair – deklaroi Silvana Filipova, Drejtore e “Entit për rehabilitim të të dëgjuarit dhe të folurit”.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se ky kuadër do të fillojë me punë në momentin kur ministria e Financave do të jep pëlqimin për punësim, ndërkohë paralajmëroi ndërtimin e një Qendre të re për trajtimin e fëmijëve me autizëm.

Dorëzuam kërkesë deri te Ministria e Financave për punësimin e 17 defektologëve, një pjesë e tyre do të jenë shqiptarë. Vazhdojmë edhe me projekt të ri për autizëm, i cili mbështetet nga ushtria amerikane projekt i cili ka filluar para disa muajsh në lagjen Tophanë. Gjithë ekipi adekuat i Entit për rehabilitimin e të folurit, është i kyçur në grupin e punës i cili i verifikon kuadrin dhe trajnimin e tyre për të punuar në Qendrën e re – Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Shoqata e Logopedëve shqiptarë për vite me radhë kërkon punësimin e kuadrit profesionist të cilët do t’i trajnojnë fëmijët shqiptarë në gjuhën e tyre amtarë. Në mungesë të tyre, fëmijët shqiptarë detyrohen që ushtrimet t’i kryejnë në maqedonisht, gjë e cila vështirëson përmirësimin e gjendjes së tyre. Ndryshe, për vite të tëra ky Institucion nuk ka hapë konkurs për punësime. /Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori