Ministria e Shëndetësisë del me analiza të reja të ujit pas vërshimeve, fton qytetarët për kujdes të shtuar
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit të pijshëm.
“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria thotë se kjo procedurë e vlimit të ujit është e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.
Më tej MSH fton qytetarët që të shfrytëzojnë resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
“Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”.
Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara (23 Janar 2023):
KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj mbetet jashtë funksionit.
Fabrika në Drenas ka startuar mbrëmë me trajtimin e ujit me kapacitet të zvogëluar. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.
Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.
KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.
Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë se uji nuk është brenda standardeve, andaj rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.
Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.
KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.
Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhë-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.
Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarinë – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë.
Burimi i Istogut paraqitet akoma me turbullirë, nuk rekomandohet për pije dhe para përdorimit duhet të vlohet.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP – Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0.1mg-0,3mg/L.
KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës:
Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, pos sistemi i Gërqinës, i cila akoma turbullirë të shtuar, andaj uji nuk rekomandohet për pije dhe dhe para përdorimit duhet të vlohet.
Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,3mg-0,35mg/L.
KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.
Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Ferizaj janë brenda standardeve për ujin e pijes.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.
Në ujësjellësin e Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, mostrat e ujit nuk përmbushin standardin.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,02mg/L.
Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.
KRU “Hidromorava”- Rajoni Gjilan:
Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,1mg-0,2mg/L.
Për shkak të shtimit të turbullirës, fabrika në Letnicë-Viti ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes.
IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:
Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:
Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit
Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit
Mbrojtje të stabilimenteve dhe të burimeve
Sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike
Riparimi dhe debllokimi i pusetave
Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës
Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.
Ministria e Shëndetësisë njofton se ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ me udhëzime për zgjedhjet presidenciale, çfarë duhet të keni parasysh gjatë votimit
Policia e Kosovës kërkon që vozitësit të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes kur ka shi
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj