LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punëve të Jashtme sot propozon Dane Taleskin për ambasador në NATO

Ministria e Punëve të Jashtme sot propozon Dane Taleskin për ambasador në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në seancë qeveritare do të dorëzojë kandidaturën e këshilltarit aktual të kryeministrit Zoran Zaev për Politikë të Jashtme, Dane Talevski, të emërohet për ambasador i Maqedonisë së Veriut në NATO.

Qeveria, të martën brifoi se Taleski është kandidati për ambasador për në NATO, në momentin kur pritet të zyrtarizohet anëtarësimi i vendit në NATO. Taleski, krahas këshilltar politik të kryeministrit është edhe koordinator nacional për NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në mbledhjen e sotme duhet të zgjidhen edhe pozitat tjera për ambasadorë siç është ambasadori në SHBA dhe ne 26 vende tjera./Telegrafi/