LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punëve të Brendshme nis projektligjin për siguri kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme nis projektligjin për siguri kibernetike

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit punues për Strategjinë Shtetërorë të Sigurisë Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025.

Takimin e hapi Koordinatori i Strategjisë, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha i cili theksoi se prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është zbatimi me sukses i Strategjisë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike.

Zëvendësministri Berisha tha se ngritja e sigurisë është e domosdoshme në të gjitha institucionet publike dhe se tashmë janë bërë plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.

Me këtë rast, nga grupi punues fillimi i muajit nëntor u përcaktua si objektiv i realizimit të draftit fillestar me qëllimin që t’i hapë rrugë kompletimit të Strategjisë së re.

Tutje në komunikatë thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike, ku qëllimi i këtij Ligji do të jetë që të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori