LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës: Jemi në dijeni me problemet që përballen punëtorët, po punojmë për ligjin e ri (Video)

Ministria e Punës: Jemi në dijeni me problemet që përballen punëtorët, po punojmë për ligjin e ri (Video)

Mimoza Kqiku, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka theksuar se ndër shqetësimet kryesore të kësaj ministrie janë zbatimi i kontratave, orari i punës, siguria dhe shëndeti në punë.

Ajo në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se janë në dijeni për papunësinë e lartë, informalitetin si dhe mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve.


Kqiku është shprehur se ata si ministri janë duke punuar në hartimin e ligjit të ri të punës.

“Ligji i ri në masë të madhe i kushtohet nënave lehona. Kemi parapa që të rregullohen këto probleme më një ligj të veçantë. Aty do të përfshihet edhe trajtimi i lehonave të papuna, pushimi prindëror për të dy prindërit”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/