LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mirëqenies Sociale prezanton projektin e sigurisë dhe shëndetit në punë

Ministria e Mirëqenies Sociale prezanton projektin e sigurisë dhe shëndetit në punë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka prezantuar projektin për mbështetjen e Inspektoratit të Punës “Promovimi i punës së denjë përmes forcimit të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe dialogut social”, mbështetur nga SIDA suedeze e që do të zbatohet nga UNOPS.

Me këtë rast, ministri Skënder Reçica tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e ambientit të punës dhe promovimin e dialogut social në vend.


Ai theksoi se mbrojtja sociale dhe gjithëpërfshirja për të gjithë qytetarët është e siguruar për një jetë me dinjitet ekonomik e social, përfshirë edhe kushte më të përshtatshme pune dhe mundësi të barabarta.

Reçica theksoi se përmirësimi i kushteve të punës është një nga instrumentet më të rëndësishme për një mënyrë jetese më të mirë për punëmarrësit e Kosovës dhe shoqërinë në përgjithësi, duke e përafruar vendin edhe më afër me komunitetin evropian. /Telegrafi/