LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes ndanë para për fondacione dhe OJQ (Video)

Ministria e Mbrojtjes ndanë para për fondacione dhe OJQ (Video)

Tre milionë denarë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes kanë fituar nëntë shoqata civile dhe fondacione. Projektet kryesisht kanë të bëjnë me temën NATO. Në listën e fituesve është edhe Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë, OJQ e cila me veprimin e saj i mbulon integrimet euroatlantike dhe promovimin e kësaj ideje. Kryetarë i kësaj organizate është Ismet Ramadani, këshilltar i jashtëm i kryeministrit Zoran Zaev. Projekti për të cilin kanë aplikuar dhe kanë fituar para quhet “Shkolla për mbrojtje, siguri dhe integrimet në NATO”. Do të organizojnë shkollë 15 ditësh e cila do të mbulojë tema që kanë të bëjnë me integrimin në NATO, sigurinë dhe mbrojtjen. Në internet faqen e organizatës përveç informatave për anëtarët dhe kryesinë, ka një kategori “Klubi i mbështetësve”. Mes tyre qëndron edhe emri i ministres aktuale të mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, dikasteri i së cilës i ndanë paratë.

Kur flitet për Këshillin Euroatlantik, nuk duhet të jetë perceptimi se një Organizatë Joqeveritare patjetër duhet të jetë apriori kundër Qeverisë. Nga ky aspekt, nuk ka asgjë kontestuese nëse financohen projekte, sidomos kur po finalizohet procesi që nënkupton anëtarësim në NATO – tha Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik.


Nga gjithsej nëntë organizatat, më shumë fonde për projekte ka fituar pikërisht Këshilli Euroatlantik apo 500 mijë denarë. Në listën e fituesve është edhe Asociacioni civil “MOST” me 300 mijë denarë për projekt, “Info qendra për integrime euroatlantike”, më pas Instituti për Politika Evropiane EPI me 400 mijë denarë me idenë “Debat civil për NATO”. Në mesin e fituesve janë edhe Lidhja e Luftëtarëve me projektin “Kultivimi i traditave revolucionare dhe popullarizimi i thirrjes ushtarake”. Thirrjen publike Ministria e Mbrojtjes e shpalli më 5 prill ndërsa vlerësimin e projekteve e ka bërë Komisioni nga ministria përkatëse. Lista finale është publikuar më datën 17 korrik. /Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori