Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas lajmeve të publikuara se Roja e Nderit e FSK-së nderon një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18.
Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se lajmi i tillë nuk është e vërtetë.
“Me datën 11.11.2022, Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francez dhe gjerman, gjatë Luftës së Parë Botërore, në periudhën 1914-1918.
Pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve, janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serb të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje”, thuhet në reagimin e MM-së.
Më tej ministria ka theksuar se “Togu i Gardës Ceremoniale ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francez dhe gjerman”.
“Pozicionimi fizik i gardistëve tanë është imponuar nga pozita e pllakave memoriale dhe platosë përkatëse, dhe në asnjë formë nuk nderohen të rënët serb. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK nderojnë gjithmonë vetëm popujt mbrojtës të vlera të lirisë, paqes dhe demokracisë dhe assesi ata që kanë qenë faktor destabilizues në secilën etapë dhe autorë të krimeve e terrorit”, thuhet mes tjerash në reagim.
Kujtojmë se reagimin që Roja e Nderit të FSK-së kanë nderuar pllakën dedikuar ushtarëve serb, e bëri anëtari i kryesisë së PDK-së, Ardi Nurellari.
Nurellari thotë se FSK nderoi ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria.
“Roja e Nderit e FSK-së ka shkuar dhe ka nderuar një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18. Pra kanë nderuar ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria. Ky është një skandal i jashtëzakonshëm që poshtëron kujtimin e dhjetëra mijëra paraardhësve tanë civilë të pafajshëm që u shfarosën nga ushtarët serbë që nderon ai lapidar”, kishte shkruar Nurellari. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti