LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës: Punimet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit realizohen në përputhje me standardet e mbrojtjes

Ministria e Kulturës: Punimet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit realizohen në përputhje me standardet e mbrojtjes

Lidhur me shkrimet nëpër media dhe reagimet e partive politike lidhur me Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Ministria e Kulturës e informon publikun se Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (DMTK) janë përgjegjëse për mbrojtjen e patundshme dhe të tundshme të trashëgimisë kulturore.

“Ministria e Kulturës e informon publikun se Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (DMTK) janë përgjegjëse për mbrojtjen e patundshme dhe të tundshme të trashëgimisë kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe institucioni nacional Qendra e Konservimit-Shkup si institucione kompetente, ndër të tjera bashkëpunojnë për aktivitetet lidhur me konservimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore. Në pajtim me Ligjin për shpalljen e Çarshisë së vjetër të Shkupit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, neni 9, Institucioni Nacional – Qendra e Konservimit-Shkup është përgjegjës për marrjen e masave të mbrojtjes-konservuese për secilin aktivitet në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jep miratim bazuar në kushtet konservative të dhëna më parë nga ana e institucionit nacional Qendra e Konservimit-Shkup si një pjesë e dokumentacionit teknik.


Në përputhje me raportet e mara nga IN Qendra e Konservimit – Shkup, si institucion kompetent nën Ministrin e Kulturës, si dhe të DMTK, në rastin konkret janë të ruajtura të gjitha procedurat të vërtetuara me ligj për shpalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë. Realizimin e punimeve të mbrojtjes së drejtpërdrejt së trashëgimisë kulturore të Çarshisë së Vjetër të Shkupit realizohet në përputhje me standardet e mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës./Telegrafi/

Ganiu: Nuk ndryshohet autenticiteti i Çarshisë, gurët e dëmtuar zëvendësohen me gurë me material të njëjtë
Lexo po ashtu Ganiu: Nuk ndryshohet autenticiteti i Çarshisë, gurët e dëmtuar zëvendësohen me gurë me material të njëjtë

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori