LAJMI I FUNDIT:

Ganiu: Nuk ndryshohet autenticiteti i Çarshisë, gurët e dëmtuar zëvendësohen me gurë me material të njëjtë

Ganiu: Nuk ndryshohet autenticiteti i Çarshisë, gurët e dëmtuar zëvendësohen me gurë me material të njëjtë

Aktivitetet ndërtimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nuk janë në drejtim që të ndryshohet autenticiteti i çarshisë, por që të zëvendësohet guri i dëmtuar travertin me gurë të njëjtë, që të ruhet autenticiteti dhe të krijohen kushte më të mira edhe për zejtarët edhe për turistët, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu pas një varg reagimesh në publik.

Ai sot në një deklaratë për mediat theksoi se për realizimin e projektit i kanë marrë të gjitha lejet e nevojshme nga institucionet adekuate në mesin e të cilave edhe nga Drejtoria për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore e cila kryen mbikëqyrje ndaj gjithë këtij procesi. Projekti është financuar nga Banka Botërore me grant në vlerë prej rreth 600 mijë euro.


“Për përmbajtjen e projektit, të cilin e filluam në dhjetor të vitit 2019, si dhe për dinamikën dhe fazat e tij, në vazhdimësi e kemi njoftuar publikun. Ky projekt për sanim dhe ruajte të pamjes autentike të Çarshisë së Vjetër të Shkupit parasheh vendosjen e gurit me material të njëjtë si edhe ai paraprak në hapësirë prej 1.800 metra katrorë, i lejuar sipas raportit të analizës laboratorike për përmbushjen e kushteve”, theksoi Ganiu.

Nevoja për zbatimin e projektit, siç tha, del nga dëmtimi i rrugëve në çarshi në periudhën e kaluar.

“Gurët travertin që tani po hiqen, nuk shiten siç dëshiron dikush ta paraqesë këtë. Ata po grumbullohen dhe në periudhën e ardhshme do t’i klasifikojmë dhe do t’i përdorim në rrugën “Samarxhiska” në Çarshi”, tha Ganiu.

Projekti përfshin edhe restaurimin e 74 dyqaneve dhe unifikimin e vitrinave, vendosje e mbishkrimeve dhe tendave të objekteve, sinjalizim të tërësishëm të çarshisë.

“Qëllimi nuk është që të bëhet ndryshim i autenticitetit të infrastrukturës së Çarshisë së Vjetër të Shkupit siç synojnë këtë ta prezantojnë disa portale të cilat në mënyrë tendencioze publikojnë informacione pa e mbikëqyrur përmbajtjen e projektit”, tha Ganiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori