LAJMI I FUNDIT:

Ministria e kulturës e Maqedonisë publikon projektet për vitin 2017

Ministria e kulturës e Maqedonisë publikon projektet për vitin 2017

Ministria e kulturës i ka publikuar projektet që përfshihen në programin e sivjetëm të shtëpive kombëtare për vitin 2017, si edhe projektet e mbështetura në konkursin vjetor për sfera të veçanta dhe aktivitetet për kulturë për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ka projekte të interesit kombëtar në sferën e veprimtarisë skenike muzikore, ku janë mbështetur një numër i madh koncertesh dhe shfaqjesh, si edhe manifestime muzikore ndërkombëtare, etj.


Buxheti për vitin 2017 i Ministrisë së kulturës është 4 miliardë denarë dhe në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 15.43%, Mjetet programore janë 893.367.000 denarë.

Edhe këtë vit, mbështetje nga ministria do të kenë manifestimet radicionale si ”Vala e nxehtë kulturore”, ”Qyteti i kulturës”, ”Vera kulturore, vera dimërore”, qëllimi i të cilave është ringjallja e kulturës në qytetet më të vogla në vend. Të dhënat i gjeni këtu./Telegrafi/