LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës prezanton projektin e rreth-rrotullimit në lagjen ‘Dardania’ të Fushë Kosovës

Ministria e Infrastrukturës prezanton projektin e rreth-rrotullimit në lagjen ‘Dardania’ të Fushë Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi bashkë me nënkryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi, kanë vizituar lagjen “Dardania” ku është projektuar të ndërtohet një rreth-rrotullim.

Abrashi tha se rreth-rrotullimi do bëhet për ta shkarkuar lagjen “Dardania” të Fushë-Kosovës për shkak të rritjes së fluksit të veturave.


“Ky rreth-rrotullim do të zgjidh problemin edhe për banorët e Fushë-Kosovës por edhe për bizneset që gjendet në këtë pjesë. Nevoja për ta ndërtuar këtë rreth-rrotullim ka lindur si shkak i rritjes së numrit të veturave që kalojnë nëpër këtë rrugë”, tha Abrashi.

Ai bëri të ditur se kjo do të jetë zgjidhje afat gjate që do ta lehtësojë edhe komunikacionin.

“Janë mbi 54 mijë vetura që kalojnë nëpër këtë rrugë brenda ditës, në rrugën N9, dhe ka qenë e domosdoshme që të ndërtohen një rreth-rrotullim”, shtoi ai.

Projekti ideor është punuar në tri variante nga kompania projektuese e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Ndërsa, Krasniqi tha se projekti do të ketë ndikim të madh në Fushë-Kosovë, e veçanërisht në lagjen “Dardania”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kalo në kategori