LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës nis rregullimin e një rruge te Kroi i Vitakut

Ministria e Infrastrukturës nis rregullimin e një rruge te Kroi i Vitakut

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku ka dhënë një lajm pozitiv për qytetarët në atë pjesë.

Derisa shumë rrugë në këtë pjesë janë bllokuar si pasojë e barrikadave të vendosura nga grupet e serbëve, Sadiku në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për rregullimin e një rruge në Korin e Vitakut.


Ai ka shkruar se Ministria e Infrastrukturës është pranë banorëve dhe se jeta vazhdon.

“Derisa në pjesë të qytetit ngritën barrikada dhe mbyllen rrugët në lagjen e Doktorëve, në Kroin e Vitakut hapen rrugët për qarkullim të rregullt. Ministria e Infrastrukturës është pranë branorëve. Jeta vazhdon, rruga është jetë”, ka shkruar Sadiku.

Sadiku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo rrugë rrezikonte të mbyllej shkaku i dëmtimeve të shumta.

“Kjo rrugë ka qenë në gjendje keqe për shkak të dëmtimeve të shumta që i kanë shkaktuar reshjet e shiut dhe e njëjta ka rrezikuar të mbyllet. Ministria e Infrastrukturës ka nisur punimet për rregullimin e saj”, ka thënë Sadiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori