Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e dy rrugëve në Suharekë.
Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve Mushtisht – Shtërpcë në vlerë prej 1,000,000 eurosh dhe Nishor – Bellanicë (Suharekë – Malishevë) në vlerë prej 150,000 eurosh.
Me anë të këtij Memorandumi janë përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë për të dyja palët, me të cilin MI obligohet t’i sigurojë mjetet për të dy projektet, pagesat e të cilave do të bëhen në pajtim me realizimin e punimeve/furnizimeve sipas kushteve të kontratës.
Po ashtu, MI do të caktojë një zyrtar për mbikëqyrjen e realizimit të projekteve nga fillimi deri në përfundim të kontratës dhe me vendim do të caktoj detyrat, përgjegjësitë dhe autorizimet e zyrtarit për mbikëqyrje.
Ndërsa Komuna e Suharekës obligohet të siguroj deklaratën e disponueshmërisë së mjeteve në tërësinë e vlerës së projekteve dhe një kopje ta dërgojë në MI, të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomik, të ndërmarrë të gjitha masat që kontraktuesit të fillojnë pa pengesë implementimin e projekteve me kohë, si dhe të sigurojë specifikacionet teknike.
Komuna obligohet që projektet t’i zhvilloj në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si dhe aktet nënligjore për zbatimin e këtyre ligjeve, të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësim të tenderëve, në të cilat komisione duhet të marrë pjesë një anëtar nga MI, të emërojë projekt-menaxherin/organin mbikëqyrës për realizimin e projekteve, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve/pranimin teknik, në të cilën komision duhet të jetë një anëtar nga MI.
Po ashtu, Komuna duhet të ndërmarrë të gjitha masat që projektet të përfundojnë në përputhje me ndarjet buxhetore sipas viteve për projektin e tillë dhe me kualitet të lartë, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e projekteve përfshirë procedurat dhe kompensimin në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3