Ministria e Financave (MF) për hir të korrektësisë informon dhe sqaron të gjithë punëtoret e arsimit dhe opinionin publik se sa i përket çështjes së Ligji mbi Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 1990-ta e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lart brenda Ministrisë së Financave me qëllim e vetëm që t’i jepet mbështetje realizmit të gjitha të drejtave që dalin nga ky Projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip në Kosovë për vitet e 1990-ta.
“Për këtë qëllim, ditën e premte me datën 09 mars 2018, Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur në takim Kryetarin e SBASHK-ut me stafin e tij, ku gjatë takimit i ka informuar që Ministria e Financave mbështet kërkesat dhe Projektligjin, por projekligjin për të procedur tutje duhet të respekohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siq e përcaktohet në nenin 18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018 me Nr. 06/L-020 dhe nenin 26 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit me Nr. 03/L-048, ku thuhet shprehimisht se asnjë Ministri apo cili do institucion tjetër nuk mund të procedoj në Qeveri apo në Kuvend asnjë inciative të re apo të propozoj projektligj për aprovim nëse nuk e ka të zgjidhur paraprakisht çështjen e implikimeve financiare për vitin fiskal përkatësisht nuk është paraparë në kuadër të tabelave të Ligjit të Buxhetit”, thuhet në njoftimin e MF-së, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye Ministria e Financave ka kërkuar nga SBASHK-u dhe Ministria spozurese që t’i respektojnë procedurat ligjore gjatë procedimit të Ligjit në Qeveri, ashtu siq kërkohet me legjislacionin përkates në fuqi duke përfshirë edhe financimin e tij në mënyrë që Projektligji të jetë ligjërisht i kompletuar para se të shkoj në Kuvend. Për dijeni projekligji nuk është i finalizuar, vetem nëse është draftuar dhe më pas nuk është përcjellur me kërkesat e Ligjit para se të dërgohet për aprovim.
Tutje, MF thotë se “Edhe një herë përmes kësaj Komunikate, ju bëjmë thirrje SBASHK-ut dhe spozoruesit të Projekligjit ta procedojnë për kompletim të procedurave në përputhje me dispozitat ligjore para se të aprovohet në Qeveri. Veprimi i kundërt apo siq kërkohet sot, do ta bëjnë Ligjin e kontestushem nga cili do organ tjetër duke filluar nga Kuvendi e deri tek Gjykata Kushtetutese, për çështje procedurale”.
Ministria e Financave si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit dhe dokumentatet tjera në fuqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre