LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave nuk i paguan 136 mijë euro gjoba

Ministria e Financave nuk i paguan 136 mijë euro gjoba
Many euros as coins and banknotes isolated

Ministria e Financave (MF) për 5 vite nuk ka paguar asnjë gjobë që ia ka shqiptuar Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) për dallaveret në disa tender.
Plotë 136 mijë euro është shuma që i ka borxh shtetit ministria e drejtuar nga Avdulla Hoti, shkruan Gazeta Fjala.

OSHP-ja thotë se thesari i kësaj ministrie nuk i zbaton vendimet e tyre në lidhje me gjobat me arsyetimin se ky institucion i ekzekuton vetëm vendimet e plotfuqishme të gjykatave kompetente, pavarësisht se nuk duhej kontestuar.


“Siç dihet vendimet e OSHP-së, janë vendime përfundimtare dhe të ekzekutueshme, mirëpo në disa raste Thesari i MF-i nuk i zbaton vendimet tona”, thuhet në raportin e tyre. /Telegrafi/