Ministria e Drejtësisë po planifikon që të hap konkurs të ri për noterë, por pjesë e kësaj gare nuk do të jenë mbi 60 kandidatët e konkursit të mëhershëm që e kishin kaluar procesin të cilin e kishte kontestuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe e kishte kthyer në pikën zero.
Kandidatët e konkursit të fundit do t’i nënshtrohen vetëm procesit për licencim si noterë. Në anën tjetër, komunat po bëjnë thirrje që sa më parë të zgjidhet kjo çështja për shkak të vështirësive që janë shfaqur në mungesë të noterëve.
Këshilltari i lartë i ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni, u shpreh se pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila iu dha të drejtë kandidatëve të konkursit të fundit të noterisë, janë krijuar rrethana të reja dhe aktualisht si ministri ndodhen në fazën e krijimit të komisionit.
Nimoni u shpreh se procesi i noterisë është prioritet në Ministrinë e Drejtësisë.
“Natyrisht që vendimet e gjykatës janë të zbatueshme, janë krijuar rrethana të reja dhe pas këtij vendimi ne jemi duke u konsultuar për një proces të ri, jemi në proces të krijimit të komisionit për noter dhe do ta themelojmë komisionin, do të konsultohemi me ekspertë dhe do të vazhdojmë tutje dhe do ta marrim me prioritet këtë… Jemi në proces të konsultimit edhe me ekspertë dhe me gjasë do të ketë konkurs të ri dhe pasi ta kalojnë provimin për noterë do të kemi shumë kandidatë dhe ata kandidatë të cilat do t’i plotësojnë kriteret, sipas legjislacionit në fuqi, edhe do të licencohen si noterë…
Gjykata ka vendosur për procesin, ata tashmë do të jenë pjesë e garës, jo garës për konkurs të ri por do të jenë pjesë të garës për licencim, dhe pasi ta kemi përmbylljen e procesit të ri të konkursit ne natyrisht që të gjithë kandidatët, edhe paraprakë, edhe kandidatët e rinj, do të jenë në proces konkurrimi për licencim dhe ata që do të plotësojnë kriteret do të licencohen si noterë“, tha ai.
Nimoni u shpreh se 11 komuna aktualisht janë pa noterë dhe përmes zëvendësimit të noterëve po mundohen të bëjnë zgjidhje deri në licencimin e noterëve të rinj.
“Në bazë të informacioneve që kemi janë diku 11 komuna pa noterë, mirëpo ne po shikojmë edhe mundësinë e zëvendësimit e transferimit për aq sa e lejon legjislacioni në fuqi dhe do të veprojmë kështu derisa të kemi noterë të rinj të licencuar”, theksoi ai.
Por akuza për mos angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për procesin e noterisë ka hedhur ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka udhëhequr me këtë dikaster kur ishte hapur konkursi i fundit për noter në vitin 2019.
Tahiri për KosovaPress thotë se Ministria e Drejtësisë ka vendos të neglizhojë këtë proces duke u dhënë monopol disa noterëve që po veprojnë aktualisht në vend.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri këshillon kandidatët për noterë të konkursit të kaluar që të bëjnë kallëzim penal ndaj MD-së.
“Ministria e Drejtësisë ka vendosur ta neglizhojë këtë proces duke i dhënë monopol disa noterëve që të kryejnë punën e noterëve dhe të cilët realisht tashmë ju e dini që më shumë se gjysma e komunave në Republikën e Kosovës kanë mbetur pa noterë. Pra, sot për ta kryer një punë tek noteri duhet të presim me orë të tëra… po ruhet monopoli i disa noterëve dhe ata kanë qarkullim marramendës me mbështetje të Ministrisë së Drejtësisë dhe në anën tjetër ministrja e Drejtësisë po bënë vepër penale duke mos respektuar një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinë.
Prandaj, unë mendoj se të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë plotësuar kushtet që të jenë noterë në Republikën e Kosovës që kanë aplikuar edhe në konkursin që është hapur edhe në atë kohë sa kam qenë ministër për vendet e lira të noterëve nëpër komunat e Kosovës duhet t’i bëjnë kallëzim penal ministres së Drejtësisë për faktin se ajo nuk e respekton një të drejtë të tyre ligjore dhe kushtetuese”, theksoi ish-ministri i Drejtësisë.
Komuna e Rahovecit prej dy vitesh nuk ka asnjë noter. Nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Iska tha se në mungesë të noterëve në komunën e tyre qytetarët po detyrohen t’i kryejnë këto shërbime në komunat tjera.
Ai kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që sa më shpejt të vendosen noterët në komunën e Rahovecit.
“Tash e dy vite komuna e Rahovecit ka mungesë të noterëve… ne jemi të detyruar t’i kryejmë shërbimet në komunat fqinje, qoftë në Prizren, Gjakovë apo edhe Suharekë sepse e di që edhe Malisheva ka mungesë të noterëve siç kemi ne… Që nga hapja e thirrjes për aplikim për subvencione për pagesa direkte bujqit e Rahovecit kanë pasur një vështirësi jashtëzakonisht të madhe në aplikim për arsye tek noteri duhet të vërtetohet deklarata nën betim…
Nuk është në kompetencë të Komunës zgjedhja e një noteri, është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe vazhdimisht do të kërkojmë deri në sjelljen e një noteri prej ministrisë përkatëse në mënyrë që qytetarët e komunës tonë të kryejnë shërbime këtu në komunën tonë e jo të sillen nëpër komunat tjera”, theksoi ai.
Në mandatin e saj të parë ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte anuluar procesin e noterisë duke e konsideruar si të komprometuar. Por, kandidatët e këtij konkursi të vitit 2019 më pas e patën paditur Ministrinë e Drejtësisë dhe tek gjatë këtij viti Gjykata Themelore e Prishtinë ka marr vendim rreth këtij procesi duke konsideruar se procesi i provimit për noterinë është i ligjshëm dhe i drejtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksident i rëndë mes tri veturave në Fier, katër të lënduar: Bëhen “kurban” edhe 36 krerë dele
A pati ndikime politike në përzgjedhjen e personave për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës?
U transportua në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp