Nga Ministria e Drejtësisë kanë reaguar ndaj lajmit të publikuar në disa media se ministrja, Renata Deskoska ka shfrytëzuar veturën zyrtare për të shkuar në tubim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përmbajtja e tillë e të publikuar manipuluese dhe të pavërteta, në mënyrë të ashpër i dënojmë dhe kërkojmë tërheqjen e lajmit së pari dhe pastaj të kërkohet publikisht falje nga ana e atyre që e shpërndan lajmin pa i vërtetuar faktet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga atje thonë se veturat zyrtare të ministrave, si dhe nga qeveria e mëparshme, ashtu edhe nga kjo aktualja, janë të markës “Volkswagen-Passat, dhe jo siç konfirmohet rrejshëm në fotografi në të cilën ministrja hyn me veturën e markës “Mercedes” e cila është në pronësi private.

“Në tubimin e sotëm, ministrja shkoi me veturë private me bashkë partiakun e saj që shkuan në të njëjtën tubim. I vetmi që arriti deri në atë të “M” të blerë me fonde shtetërore, është i arratisuri nga drejtësia, Nikolla Gruevski”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Deskoskës, me veturë zyrtare ka shkuar në tubim OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Deskoskës, me veturë zyrtare ka shkuar në tubim

Më herët edhe nga partia opozitare OBRM-PDUKM nëpërmes një deklarate e akuzuan Deskoskën se ka shkuar në tubim me veturën zyrtare dhe kërkuan dorëheqjen e saj./Telegrafi/