LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë nënshkruan udhëzimet që obligon regjistrimin e kafshëve shoqëruese

Ministria e Bujqësisë nënshkruan udhëzimet që obligon regjistrimin e kafshëve shoqëruese
Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka nënshkruar dy udhëzime administrative që kanë të bëjnë me regjistrimin e obligueshëm të kafshëve shoqëruese (qen, mace), kjo si masë për parandalimin e braktisjes së qenve.

Kështu kanë bërë të ditur organizata jo-qeveritare “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”.


“Ministri në detyrë i MBPZHR, Besian Mustafa, ka nënshkruar dy udhëzime administrative (01/2021 dhe 02/2021), të cilat ua bëjnë të obligueshme mbajtësve (pronarëve) të kafshëve shoqëruese, të bëjnë identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të tyre”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Mustafa takon përfaqësues të të drejtave të kafshëve
Lexo po ashtu Mustafa takon përfaqësues të të drejtave të kafshëve

Pas hyrjes në fuqi të këtyre udhëzimeve, të gjithë personat që mbajnë kafshë shoqëruese duhet t’i identifikojnë dhe regjistrojnë kafshët e tyre, pranë subjekteve veterinare që do të kontraktohen apo autorizohen nga AUVK.

“Më konkretisht, pas hyrjes në fuqi të këtyre udhëzimeve (10 mars 2021), të gjithë personat që mbajnë kafshë shoqëruese (qen, mace), duhet të identifikojnë dhe regjistrojnë kafshët e tyre, pranë subjekteve veterinare që do të kontraktohen apo autorizohen nga AUVK. Organizata jonë do të takohet me AUVK-në për të diskutuar planin e zbatimit të këtyre dy udhëzimeve administrative, dhe më pas, do të organizojë fushata informuese për t’i informuar mbajtësit e kafshëve për përgjegjësitë e reja ligjore që ju takojnë për të regjistruar kafshët e tyre”, përfundon komunikata. /Telegrafi/