LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë nënshkruan 32 vendime për masat mbrojtëse ndaj prodhuesve

Ministria e Bujqësisë nënshkruan 32 vendime për masat mbrojtëse ndaj prodhuesve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se janë nënshkruar 32 vendime, përmes të cilave mundësohet regjistrimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Përmes këtyre vendimeve, përcaktohen se cilat produkte lejohen që të importohen, tregtohen dhe përdoren nga prodhuesit bujqësor, për t’i mbrojtur bimët nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.

Nëpërmjet një komunikate për media nga kjo ministri thuhet se, “ministri Faton Peci është i përkushtuar që në vazhdimësi përmes masave të ndryshme që do të ndërmarrë si udhëheqës i këtij dikasteri, të mbrojë prodhuesit në vend, me qëllim që prodhimtaria e tyre të zhvillohet dhe fuqizohet, konform masave mbrojtëse në çdo periudhë”.

Ndryshe, të gjitha vendimet e nënshkruara nga ministri, sipas procedurave të rregullta do të publikohen edhe në Gazetën Zyrtare, ku do të kenë qasje të gjithë të interesuarit për këto regjistra. /Telegrafi/