LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë dhe USAID me projekte të përbashkëta për zhvillimin e bujqësisë

Ministria e Bujqësisë dhe USAID me projekte të përbashkëta për zhvillimin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim drejtorin e USAID për Kosovë, James Hope, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes investimeve në projekte të reja.

Ministri Rikalo e njoftoi atë me programin e ministrisë për zhvillim rural. Ai tha se ky program në vazhdimësi ka sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar rritje ekonomike në vend, vende të reja pune dhe rritje të prodhimit vendor.


Ministri Rikalo, po ashtu ka folur edhe për prioritetet për këtë vit, ku ka ritheksuar se do t’i japin prioritet kryesor efikasitetit në implementimin e programeve mbështetëse për fermerët dhe agrobizneset.

Ai vlerësoi lartë projektet e USAID-it, të cilat po ndikojnë në zhvillimin edhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend. /Telegrafi/