LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit: Përfundoi me sukses afati i dytë i testit të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit: Përfundoi me sukses afati i dytë i testit të Maturës Shtetërore
Foto: Arkiv

Afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili është organizuar sot për 8300 maturantë në 84 qendra testimi në gjithë Kosovën, ka përfunduar me sukses.

Kështu ka vlerësuar Komisioni i Maturës Shtetërore (KShM), pas raporteve të ardhura nga komunat, respektivisht nga qendrat e testimit, sipas të cilave gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të organizimit të testit në kushtet e pandemisë COVID-19.


Sipas kumtesëss së lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kryetari i KShM, Gëzim Berisha, ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë për përkushtimin e tyre që ky proces të kalojë sipas planifikimit, e në veçanti nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë.

Rezultatet e testit do të bëhen publike më 16 tetor 2020, ndërsa 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shetërore për këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori