LAJMI I FUNDIT:

Ministri ukrainas i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun amerikan

Ministri ukrainas i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun amerikan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, kanë diskutuar për prioritetet aktuale për takimet e ardhshme të aleatëve të Kievit në Bruksel, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe artilerinë.

Pasi iu premtuan dhjetëra tanke moderne, duke përfshirë M1 Abrams, Leopard 2 të Gjermanisë dhe Challenger 2 të Britanisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të Kievit u kërkuan aleatëve të dërgonin aeroplanë luftarakë, transmeton Telegrafi.

Grupi i kontaktit të mbrojtjes së Ukrainës do të takohet në selinë e NATO-s të martën, pas konferencës së 20 janarit të mbajtur në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, e cila ishte kyçe për vendimet për dërgimin e tankeve.


Në një pritë të organizuar nga ukrainasit në Vuhledar, rusët humbin 31 tanke – dronët e Kievit i shkatërrojnë
Lexo po ashtu Në një pritë të organizuar nga ukrainasit në Vuhledar, rusët humbin 31 tanke – dronët e Kievit i shkatërrojnë

“Austin dhe Reznikov diskutuan rëndësinë e realizimit të asaj që u premtua sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të Pentagonit, Patrick Ryder, gjeneral brigade.

Pas telefonatës, Reznikov shkroi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura në mbështetjen e tyre për Ukrainën”, duke shtuar se të dy diskutuan gjithashtu situatën në vijën e frontit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori