LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tahiri: Kosova e ka detyrim politik dhe interes madhor kujdesin për shqiptarët e Luginës

Ministri Tahiri: Kosova e ka detyrim politik dhe interes madhor kujdesin për shqiptarët e Luginës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të shkollës fillore në fshatin Samolicë të kësaj komune.

Punimet në këtë shkollë janë kryer me mjete të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e dhënë nga ministri Tahiri.


Gjatë ceremonisë së inaugurimit, ministri Tahiri ka theksuar se një ndër vizitat e para pas marrjes së mandatit, e kishe bërë në këtë komunë, për të ndihmuar në projektet që drejtpërdrejt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane.

“Me anë të asaj vizite kam pasur për qëllim që ta vendosi një standard të ri në politikën e Qeverisë së Kosovës, ku kontributi dhe angazhimi për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e banorëve shqiptarë të Luginës të jetë një interes madhor dhe detyrim politik primar i institucioneve të Kosovës” ka thënë ministri Tahiri, transmeton Telegrafi.

Ministri Tahiri ka potencuar se çdo investim në Luginë të Preshevës në fushën e arsimit është investim në zhvillimin e këtij rajoni, dhe se Kosova e ka obligim që të jetë sa më aktive në këtë drejtim.

“E drejta për shkollim dhe arsim është një e drejtë fundamentale demokratike njerëzore. Mirëpo, kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet nëse mungojnë kushtet bazike. Ajo shndërrohet vetëm në një të drejtë formale pa përmbajtje” ka theksuar ministri Tahiri.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka potencuar se iniciativa e ministrit Tahiri i ka hapur rrugë shumë bashkëpunimeve tjera me Qeverinë e Kosovës, që aktualisht janë duke u realizuar në këtë komunë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori