Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka nisur sot një letër zyrtare tek komisioneri për Politika të Fqinjësisë së Mirë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe komisioneri për Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, për t’i njoftuar lidhur me aprovimin e legjislacionit tepër të rëndësishëm për reformimin e sektorit të drejtësisë dhe përmbushjes së obligimeve të dala nga procesi i liberalizimit të vizave.
Ministri Tahiri përmes kësaj letre ka theksuar se janë përmbushur të gjitha kërkesat e dala për liberalizimin e vizave, dhe po ashtu që ndryshimet legjislative janë përmbushje e obligimeve të dala edhe nga Plani Vjetori i Qeverisë për vitin 2018, Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Plani Zhvillimor Strategjik i Ministrisë së Drejtësisë 2018-2021 si dhe adresojnë gjetjet e Raporteve të Vendit të Komisionit Evropian për vitin 2016 dhe 2018.
“Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar të vazhdoj përmbushjen e prioriteteve qeveritare dhe të marrë masat e duhura për fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit dhe po ashtu në zbatimin e këtyre ligjeve edhe në praktikë. Për më shumë, Ministria e Drejtësisë do t’i jap përparësi politikave që synojnë promovimin dhe avancimin e efikasitetit dhe efektivitetit të punës së institucioneve të drejtësisë dhe fuqizimit të llogaridhënies”, ka shkruar ministri Tahiri në letër.
Duke parë rëndësinë që kanë reformat në drejtësi për liberalizimin e vizave, ministri ka njoftuar komisionerët se më 23 nëntor, Kuvendi ka miratuar Kodin Penal, Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale, atë për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Gjykatat, për Këshillin Gjyqësor, për Noterinë, Ligjin për Amendamentin dhe Plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë si dhe Ligjin për Amendamentin dhe Plotësimin e Ligjit për Procedurën Jo-Kontestimore.
“Ne besojmë në vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv dhe në marrjen e asistencës së nevojshme për të mbështetur edhe më tutje institucionet e drejtësisë, në mënyrë që vetë sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë funksional, efikas, profesional, i depolitizuar, i integruar dhe i shtrirë në gjithë territorin e vendit. Andaj, më lejoni të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë për Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri Tahiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMacron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj