LAJMI I FUNDIT:

Ministri Selimi: Ekspertët e dorëhequr nga Grupi Punues për procesin e vettingut e kanë mundësinë të rikthehen

Ministri Selimi: Ekspertët e dorëhequr nga Grupi Punues për procesin e vettingut e kanë mundësinë të rikthehen

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se anëtarët e Grupit të Ekspertëve të zgjedhur nga qeveria e kaluar për procesin e vettingut, e të cilët kanë dhënë dorëheqje dy ditë më parë nga ky proces, e kanë të hapur mundësinë e rikthimit.

Ministri Selimi në një konferencë për media ka thënë se Grupi i Ekspertëve të dorëhequr janë të mirëseardhur që të jenë pjesë e këtij procesi.


“Në takimin që kemi pas me Grupin e Ekspertëve të caktuar nga qeveria e kaluar, dhe jemi dakorduar që ne si ministri të dërgojmë termat e referencës dhe të dërgojmë vizionin tonë për gjithë përfshirje. Pasi që i kemi dërguar propozimin për përfaqësuesit nga institucionet dhe termat e referencës, me një deklaratë publike ky grup i ekspertëve ka dhënë dorëheqje. Për të qenë korrekt dhe për të respektuar parimin mbi të cilin ne kemi filluar, në vendimin që do ia dërgojmë qeverisë për aprovim ne ende do ta mbajmë hapur ku Grupi i Ekspertëve është i mirëseardhur të marr pjesë në këtë proces. Me gjithë deklaratën e tyre publike që e kanë pa si politike, ne nuk do të bëjmë politikë, por do ta mbajmë të hapur mundësinë e kthimit të tyre në këtë proces”, ka thënë Selimi.

Dorëhiqen shtatë ekspertë nga Grupi Punues për procesin e vettingut
Lexo po ashtu Dorëhiqen shtatë ekspertë nga Grupi Punues për procesin e vettingut

Ai tregoi se gjatë një takimi që ka mbajtur në zyrën e kryeministrit janë konsultuar me të gjitha institucionet e drejtësisë si dhe me partnerët ndërkombëtarë që të gjithë të jenë pjesë e një dizajnimi të sistemit të llogaridhënies duke përfshirë edhe vettingun.

“Ka disa javë që kjo temë diskutohet, kemi vendos të krijojmë një proces konsultativ me të gjithë hisedarët e drejtësisë duke përfshirë dhe Grupin e Ekspertëve të vendimit me numër 08/04 të datës 28.02.2020 nga qeveria e kaluar. Gjatë kësaj kohe me zyrën e kryeministrit respektivisht me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj kemi konsultuar Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësore, Gjykatën Supreme, Prokurorin e Shtetit, Gjykatën Themelore, por më me rëndësi kemi konsultuar edhe partnerët tanë strategjik SHBA-të, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, misionin e OSBE-së dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile. Pikë e këtij vendimi do të jetë që çdo ekspert apo grup i ekspertëve e kanë të hapur mundësinë e rikthimit në këtë proces. Pjesëmarrës të grupit kemi biseduar, një përfaqësues i zyrës së kryeministrit, një përfaqësues nga ministria e Drejtësisë, një përfaqësues nga Këshilli Prokurorial, një përfaqësues nga Këshilli Gjyqësore, një përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsion, një përfaqësues nga Policia e Kosovës, një përfaqësues nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, një përfaqësues Oda e Avokatëve të Kosovës, përfaqësues nga grupi i ekspertëve të vendimit nga qeveria e kaluar, në këtë vendim do të ftohen në rolin këshill- dhënës, ambasada e SHBA-së, nga zyra e BE-së,  ambasada e Italisë, Gjermanisë, Britanisë, Francës, përfaqësues nga misioni i OSBE-së dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile”, ka thënë ndër të tjera Selimi.

Haxhiu e quan lajm jo të mirë dorëheqjen e ekspertëve nga Grupi Punues për vettingun
Lexo po ashtu Haxhiu e quan lajm jo të mirë dorëheqjen e ekspertëve nga Grupi Punues për vettingun

Ndryshe, shtatë anëtarë të Grupit punues për procesin e vettingut janë dorëhequr nga ky grup për shkak të vendimit të ri të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili pritet të themelojë një grup të ri punues lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, duke mos përjashtuar edhe procesin e vettingut.

Për këtë ka reaguar edhe ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se aludimi i ministrit Selimi se anëtarët e Grupit të ekspertëve janë të ndonjë partie politike janë të papranueshme dhe të dëmshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori