LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu e quan lajm jo të mirë dorëheqjen e ekspertëve nga Grupi Punues për vettingun

Haxhiu e quan lajm jo të mirë dorëheqjen e ekspertëve nga Grupi Punues për vettingun
Foto: Arkiv

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për dorëheqjen e shtatë anëtarëve të Grupit punues për procesin e vettingut për shkak të vendimit të ri të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili pritet të themelojë një grup të ri punues lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, duke mos përjashtuar edhe procesin e vettingut.

Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se dorëheqja e djeshme e shtatë anëtarëve të Grupit të Ekspertëve nuk ishte lajm i mirë.

Ajo tha se aludimi i ministrit Selimi se anëtarët e Grupit të ekspertëve janë të ndonjë partie politike janë të papranueshme dhe të dëmshme.

Sipas saj, anëtarët e Grupit të ekspertëve ishin figura të njohura e të pakontestuara.

“Si ministre e Drejtësisë nuk e nisa vet këtë, por atë ia besova një grup personash që kishin një CV të begatë angazhimi serioz e avokimi kundër korrupsionit e kundër krimit në jetën publike. Pavarësisht rrethanave politike me rrëzimin e qeverisë, grupi i ekspertëve kanë vazhduar mandatin në përputhje me vendimin e qeverisë sepse ata nuk ishin persona partiak që shtynin përpara një agjendë partiake, por profesionist që merrnin pjesë në një grup si diçka që është në interes nacional. Etiketimi i ministrit të drejtësisë ose aludimi se anëtarët e grupit janë të ndonjë partie politike janë të papranueshme edhe të dëmshme. Si ministre asnjëherë s’kam ndikuar në punën e tyre. Në grupin e tyre s’ka pas asnjë njeri nga kabineti im. Dorëheqja e djeshme të anëtarëve nuk ishte lajm i mirë. Është e dhimbshme shkelja e një pune të mirë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo po ashtu theksoi se qeverisë Hoti i intereson një sistem drejtësie i pafuqishëm përball veprimeve kriminale, përcjell Telegrafi.

Dorëhiqen shtatë ekspertë nga Grupi Punues për procesin e vettingut
Lexo po ashtu Dorëhiqen shtatë ekspertë nga Grupi Punues për procesin e vettingut

“Qeveria e paligjshme po vazhdon me planin për ruajtjen e status quos në sistemin e drejtësisë dhe ruajtjen e klientelave brenda këtij sistemi që qëllim kryesor kanë mbrojtjen e politikanëve të korruptuar dhe atyre që kanë kapur shtetin. Këtyre thjesht ju intereson një sistem drejtësie i pafuqishëm përball veprimeve kriminale”, ka thënë Haxhiu.

Ish ministrja Haxhiu u shpreh se si mund t’i besohet pavarësisë gjyqësore e prokuroriale kur ajo dështon sistematikisht.

“Si mund t’i besosh verbërisht pavarësisë gjyqësore e prokuroriale  kur ajo po dështon sistematikisht e shpeshherë qëllimisht në gjykimin dhe dënimin e figurave qendrore të klaneve kriminale. Si mund t’i besosh reformën dikujt që mund të jetë subjekt i saj. Kjo është e papranueshme. Kjo praktikisht është si dikush të bëj reforma për veten e tij. Qeveria praktikisht po heq dorë nga një mandat popullor. Qeveria aktuale po e baltos secilën nismë të mirë të qeverisë Kurti. Kjo qeveri e paligjshme nuk do të ketë jetë gjatësi. Procesi i vettingut nuk ka alternativ dhe i njëjti nuk ka qëllim hakmarrës ndaj askujt”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Ndryshe, të mërkurën shtatë anëtarë të Grupit punues për procesin e vettingut janë dorëhequr nga ky grup për shkak të vendimit të ri të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili pritet të themelojë një grup të ri punues lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, duke mos përjashtuar edhe procesin e vettingut.

Të dorëhequrit nga ky grup janë: Ariana Qosaj Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi, Kujtim Kërveshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori