Shtatë anëtarë të Grupit punues për procesin e vettingut janë dorëhequr nga ky grup për shkak të vendimit të ri të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i cili pritet të themelojë një grup të ri punues lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, duke mos përjashtuar edhe procesin e vettingut.
Të dorëhequrit nga ky grup janë: Ariana Qosaj Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi, Kujtim Kërveshi.
Sipas njoftimit për media, vendimi i ri i ministrit është duke devijuar qëllimin origjinal të idesë për të hartuar skenarët mbi elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
“Si grup në mënyrë kolektive tërhiqemi nga puna e grupit punues, duke marr për bazë se koncepti dhe qëllimi origjinal i idesë për të hartuar skenarët mbi elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në fillim të qeverisë në detyrë të kryeministrit, Albin Kurti është themeluar Grupi i ekspertëve për t’i dhënë propozimet e tyre për vettingun në sistemin e drejtësisë.
Themelim i Grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë u aprovua me propozim të ish- ministres Haxhiu me shumicë votash nga kabineti qeveritar.
Lexoni më poshtë letrën dërguar ministritë të Drejtësisë, Selim Selimi:
I nderuar Ministër Selimi,
Ju shkruaj në emër të grupit të ekspertëve të pavarur, i themeluar me Vendimin Nr.08/04, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përgjegjësi në hartimin e skenarëve mbi elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë.
Sikurse edhe jeni në dijeni, që nga miratimi i këtij vendimi, në Kosovë shumë procese të rëndësishme janë penguar për shkak të pandemisë COVID-19, duke ndikuar edhe në punën e grupit të ekspertëve të pavarur.
Javën e kaluar ne kemi pranuar një email nga Drejtori i Zyrës Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, z. Adrian Bajraktari, ku ndër të tjera ne informohemi se Ju si Ministër i Drejtësisë keni vendosur të themeloni një grup të ri punues për tu miratuar në Qeveri lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në Sistemin e Drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies, duke mos përjashtuar edhe procesin e vettingut.
Në pajtim edhe me qëndrimin tonë të sqaruar në takimin e mbajtur në mes të ekspertëve të pavarur në zyrën tuaj dhe në prani edhe të Zëvendës-Kryeministrit z.Driton Selmanaj, përmes kësaj shkrese Ju informojmë se si grup në mënyrë kolektive tërhiqemi nga puna e grupit punues, duke marr për bazë se koncepti dhe qëllimi origjinal i idesë për të hartuar skenarët mbi elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë.
Qëllimi i grupit të ekspertëve asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është të jetë servis i partive politike, por qëllim i pastër për të ofruar ekspertizën dhe njohuritë tona lidhur më këtë fushë kaq të rëndësishme për sundimin e ligjit në Kosovë. Dhe që në fund do të mund të përkthehej në një dokument, i cili do të ishte pikë nisje për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për të marr vendime që iu takojnë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, për të pastruar sistemin e drejtësisë, dhe për të ngritur integritetin personal dhe institucional të akterëve kyç në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Me qasjen e re, fushëveprimi dhe qasja e grupit tanimë është bërë pothuajse e parëndësishme dhe do të kishte efekt mbase edhe negativ më pjesëmarrjen në një grup kaq të madh dhe ku rol kryesor, duket se do të kenë mu akterët kryesorë, të cilët do të duhej të jenë subjekt i procesit të vettingut, dhe ku qëndrimi i shumicës prej tyre tanimë është i njohur për publikun, kundër porcesit të vettingut.
Ju njoftoj se qëndrimi jonë ndërlidhet vetëm me anëtarët e grupit të ekspertëve, pa paragjykuar pjesëmarrjen e organizatave që ne përfaqësojmë në grupin e ri punues.
Me respekt,
Ariana Qosaj Mustafa, anëtare
Arton Demhasaj, anëtar
Arbëresha Loxha, anëtare
Ehat Miftaraj, anëtar
Fisnik Korenica, anëtar
Kreshnik Gashi, anëtar
Kujtim Kërveshi, anëtar
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë