LAJMI I FUNDIT:

Ministri Rikalo u takua me shefen e zyrës greke në Prishtinë

Ministri Rikalo u takua me shefen e zyrës greke në Prishtinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo u takua sot me shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo e informoi ambasadoren Athanassiadou për planin e punës, programet mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.


Nga ana e saj, Ambasadorja Athanassiadou ishte veçanërisht e interesuar për thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet fondeve IPA dhe fondeve të BE-së dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e ministrisë në realizimin e projekteve të ndryshme bujqësore. /Telegrafi/