Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim Koordinatoren Nacionale të Projektit MAP ’16 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Lindita Boshtrakaj, me të cilën kanë diskutuar për programet dhe prioritetet e MBPZhR-së në trajtimin e punëve të fëmijëve në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë.
Me këtë rast, ministri ka theksuar se do të angazhohen që përmes mbikëqyrjes institucionale të parandalojnë punët e rrezikshme për fëmijët në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë. Sipas ministrit Faton Peci, angazhimi i fëmijëve në aktivitetet bujqësore dhe aktivitetet tjera ekonomike që zhvillohen në zona rurale, të cilat nuk janë aspak të lehta, nënkuptojnë edhe shfrytëzimin e fëmijëve. Për këtë arsye, bashkërisht me ILO, theksoi se do të angazhohen që përmes masave të ndryshme të ndalojnë shfrytëzimin e fëmijëve në këto aktivitete.
Nga ana tjetër, Koordinatorja Nacionale e Projektit MAP ’16 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Lindita Boshtrakaj, ka theksuar se do të bashkëpunojnë me ministrinë përmes realizimit të aktiviteteve të ndryshme, për të ngritur edhe vetëdijen për rreziqet e angazhimit të fëmijëve në sektorin e bujqësisë.
Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2021 si “Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve”. Duke iu bashkuar partneritetit global Aleanca 8.7, MBPZHR përmes platformës #endchildlabour2021, është zotuar që gjatë vitit 2021 do të ndërmarrë aktivitete të shumta për trajtimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve në sektorin e bujqësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë