LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mehaj dhe ambasadori Minxhozi flasin për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive

Ministri Mehaj dhe ambasadori Minxhozi flasin për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi shprehu besimin në suksesin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në perspektivën vijuese zhvillimore.


Ministri Mehaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e përhershme të Republikës së Shqipërisë në të gjitha periudhat dhe në arritjet e përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Ai, ndër tjera, foli edhe për kontributin në profesionalizimin e kuadrove ushtarakë të FSK-së përmes shkollimit, trajnimeve si dhe kontributin e oficerëve shqiptar në kuadër të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Ministri Mehaj theksoi nevojën e intensifikimit të aktiviteteve të përbashkëta sipas konceptit bashkëkohor të “Smart defence” në mes dy ministrive dhe forcave, thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve vëllazërore në funksion të interesave të përbashkëta si dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori