LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Gjermani

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Gjermani

Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Universitetit të Forcave të Armatosura “Helmut Schimdt”, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të realizojë takim me homologen gjermane, ministren e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, takim ky i pari i një ministri të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bundeswehr.


Gjithashtu gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj do të realizojë edhe takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që organizohet nën patronatin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, në Ramstein.

Vizita e ministrit Mehaj në Gjermani, pas vizitave të ndërsjella në nivel ministrash është me rëndësi shumë të madhe për proceset zhvillimore të vendit në përgjithësi dhe për proceset zhvillimore e integruese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në veçanti. /Telegrafi/