LAJMI I FUNDIT:

Ministri Matoshi vlerëson përkrahjen e Gjermanisë në fuqizimin e inspektoratit

Ministri Matoshi vlerëson përkrahjen e Gjermanisë në fuqizimin e inspektoratit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim udhëheqësen e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman, Anja Becky dhe shefin e Projektit për Reformë Ligjore dhe Administrative të GIZ-it, Karl Weber, me të cilët ka diskutuar mbi bashkëpunimin në fuqizimin e inspektoratit të MMPH-së për zbatimin e legjislacionit mjedisor.

Gjatë këtij takimi Ministri Matoshi, ka theksuar nder të tjerash nevojën e rritjes së nivelit të zbatimit të legjislacionit mjedisor pasi që sipas tij Kosova ka një legjislacion në përputhje me direktivat e BE-së, por që ende kemi shumë punë në zbatimin efikas të tyre.


Në këtë linjë Ministri Matoshi ka theksuar që ka kërkuar nga Komunat që të rrisin numrin e inspektorëve mjedisor në mënyrë që krahas vetëdijesimit të qytetarëve të praktikohen dhe gjobat për të gjithë ndotësit.

“Si Ministri e shohim të domosdoshme fuqizimin e inspektoratit tonë qendror përmes ngritjes kapaciteteve të tyre për të vepruar ne harmoni me ligjet dhe udhëzimet administrative ne fuqi, dhe për këtë dua të falënderoj GIZ-in gjerman për përkrahjen që po jep në këtë drejtim”, deklaroi Ministri Matoshi.

Nga ana tjetër zyrtarët gjerman kanë paraqitur projektin e tyre që synon të rrisë kapacitetet e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të shqiptuar gjoba në përputhje me ligjin dhe për të siguruar zbatimin e tyre.

Përveç kësaj, sipas tyre projekti ka për qëllim ngritjen e një procedure efikase të ankesave dhe sigurimin e një koordinimi më të mirë midis institucioneve të ndryshme të përfshira, veçanërisht Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Divizionit të Kundërvajtjes të Gjykatave Themelore, Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të Përmbaruesve Privat.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori