Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka ka deklaruar se Aeroporti i Gjakovës është një aset jashtëzakonisht i madh për vendin dhe nuk duhet të lihet të shkatërrohet, por të funksionalizohet në funksion të zhvillimit ekonomik.
Këto komente, ministri Lluka i bëri sot gjatë vizitës në Komunën e Gjakovës, ku është takuar me kryetarin e komunës, Ardian Gjini, ndërsa vizitoi edhe Kompaninë Rajonale të Ujit ‘Gjakova’.
Lluka tha pas takimit se tema kryesore që është biseduar me kryetarin e Gjakovës ishte Aeroporti, duke shtuar se MZHE dhe Komuna kanë rol të rëndësishëm në aktivizimin e tij.
“E kemi përsipër një punë jashtëzakonisht të rëndë sepse MZHE duhet të koordinojë punët me ministritë përkatëse për aktivizimin e aeroportit përmes Komisionit Ndërministror për Partneritet Publiko-Privat”, tha Lluka, shkruan Telegrafi.
Sipas tij, aktivizimi i Aeroportit të Gjakovës do bëhet si pjesë e Aeroportit të Prishtinës dhe për këtë janë duke u shqyrtuar të gjitha format ligjore, pasi nuk mund të krijohet një aeroport dytësor në Kosovë.
“Nëse ne bashkëpunojmë me Aeroportit të Prishtinës ata kanë interesim ta marrin përsipër dhe ta aktivizojnë Aeroportin e Gjakovës, duke gjeneruar një punësim të konsiderueshëm 60-100 persona”, tha kreu i MZHE-së, duke sqaruar se ky Aeroport do të jetë komercial dhe nuk do të jetë vetëm për një qëllim.
Ndër çështjet tjera që u diskutuan në këtë takimin ishin edhe terminali doganor, parku i biznesit në Gjakovë dhe subvencionimi i bizneseve.
Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, biseduan për tema të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin në Gjakovë.
“Biseduam për projekte të mundshme, për nevojat që kemi dhe bashkëpunimin me Ministrinë si Komunë e Gjakovës. Jemi ndal edhe në disa çështje që janë jetike dhe strategjike. Kemi provuar të koordinohemi për këto projekte dhe një prej tyre është edhe Aeroporti edhe zona industriale”, tha ai.
Më pas, Ministri Lluka i shoqëruar nga Kryetari Gjini ka vizituar KRU Gjakova, ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Ujit.
Me këtë rast, Lluka tha se KRU Gjakova është kompania me performancën më të mirë në Kosovë, dhe kjo është dëshmuar edhe nga rregullatori i ujërave.
Ai tha se janë duke bërë përpjekje që 100 për qind e qytetarëve të jenë pjesë e kyçjes së ujit të pijshëm, duke shtuar se për përmirësimin e këtyre shërbimeve do të realizohen investime të konsiderueshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj