Ministri Lluka merr vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare, pas orarit të punës


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare të MZHE-së, pas orarit të punës.
Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, vendimi i ministrit Lluka që mban datën 08.12.2017 parasheh si vijon: Shfuqizohen të gjitha vendimet në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës; Përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm; Të gjitha automjetet e regjistruara me nga dy (2) palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































