LAJMI I FUNDIT:

Ministri Latifi viziton spitalin shtetëror të Ankarasë, takon edhe pacientin nga Kosova

Ministri Latifi viziton spitalin shtetëror të Ankarasë, takon edhe pacientin nga Kosova

Gjatë vizitës së tij në Turqi, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka vizituar sot spitalin shtetëror të Ankarasë.

Latifi u njoh nga nikoqirët e këtij spitali me menaxhimin, punën, angazhimet dhe për kujdesin e lartë shëndetësor që ofrohet për pacientët të kërkojnë shërbime në këtë spital.


“Ministri Latifi, u shpreh se është i gatshëm për bashkëpunim dhe se institucioni që drejton ai, ka në qendër të shërbimit pacientin dhe se sukseset mund të arrihen vetëm me punë, angazhim dhe pacientët të kënaqur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Latifi, gjatë kësaj vizite takoi edhe një qytetarë nga Peja, i cili kishte ardhur në këtë spital për shërim.

Pacientit në fjalë, ministri Latifi i ka uruar shërim të shpejtë duke falënderuar stafin shëndetësor të këtij spitali për kujdesin e treguar./Telegrafi/