LAJMI I FUNDIT:

Ministri kanadez i Financave jep dorëheqjen, shkak tensionet me Trudeau

Ministri kanadez i Financave jep dorëheqjen, shkak tensionet me Trudeau

Bill Morneau ka dhënë dorëheqjen nga pozita si ministër kanadez i Financave dhe po ashtu u tërhoq nga roli i tij si anëtar i parlamentit.

Sipas medieve kanadeze, përcjell Telegrafi, të cilat raportuan se ishte planifikuar një takim midis Morneau dhe kryeministrit Justin Trudeau për të diskutuar mbi planet e shpenzimeve ndaj pandemisë COVID-19.


Morneau tha se pas kësaj do të kandidoj si sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Unë shoh që do të ketë nevojë për një periudhë të gjatë kohore për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19 dhe ne do të kemi nevojë për një qeveri që është e përqendruar në këtë. Kështu që unë mendoj se tani është një kohë e përshtatshme për mua që të tërhiqem nga ky rol dhe të mendoj se si mund të ndihmoj më gjerësisht”, tha Morneau.

Pasardhësit e mundshëm të Morneau si shef i financave janë zëvendëskryeministrja Chrystia Freeland, François-Philippe Champagne, pasardhësi i Freeland për punët e jashtme dhe Jean-Yves Duclos, presidenti i Bordit të Thesarit. /Telegrafi/