LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Kosta Rikës tregon se gjyshja e tij është shqiptare me origjinë nga Prishtina

Ministri i Jashtëm i Kosta Rikës tregon se gjyshja e tij është shqiptare me origjinë nga Prishtina

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Zana Zeqiri-Rudi ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kosta Rikës, Manuel Ventura Robles në Panama.

Gjatë këtij takimi ministri Robles i ka treguar ambasadores Rudi, se gjyshja e tij e ka mbiemrin “Pristinali” dhe se origjina e saj është nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.


“Ishte e mrekullueshme të përshëndetesha me ministrin e Jashtëm të Kosta Rikës, S. E. Manuel Ventura Robles në Panama, i cili tregoi se mbiemri i gjyshes së tij është “Pristinali”, dhe shtoi se i ka rrënjët nga qyteti im, Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Ne do të organizojmë një vizitë të bukur për shkëlqesinë tuaj në Kosovë dhe mezi pres të takohemi përsëri në Kostarika. Faleminderit Zoti ministër për njohjen e Kosovës dhe miqësinë e bashkëpunimin”, ka shkruar Rudi. /Telegrafi/