LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Italisë e quan hap të rëndësishëm drejt paqes arritjen e marrëveshjes për targa

Ministri i Jashtëm i Italisë e quan hap të rëndësishëm drejt paqes arritjen e marrëveshjes për targa

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm drejt paqes, marrëveshjen e arritur mbrëmë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave.

Tajani në një postim në Twitter, ka thënë se gjatë vizitës që ai pati të martën në Prishtinë e Beograd, u kërkoj palëve që të zbusin tensionet.

“Gjatë vizitës time të martën në Beograd dhe Prishtinë së bashku me Gudio Crosetto, dëgjuam qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U kërkova atyre që të zbusin tensionet. Arritja e marrëveshjes dje në nivel të BE-së, është një hap i rëndësishëm drejt paqes. Urime për Josep Borrell”, ka shkuar Tajani.


Ministri i jashtëm italian tha të martën në Prishtinë, se Italia është e gatshme të mbështes të dyja palët për gjetjen e një zgjidhje.

“Ne jemi të angazhuar për ta mbështetur paqen , qëllimi ynë është që ti zgjidhim problemet dhe që në këtë pjesë të Ballkanit të kthehet prosperiteti, të kthehet rritja ekonomike dhe mirëqenia qytetare. Kjo nuk është një vizitë e rastësishme. Dua që të jetë një mesazh që ne jemi këtu në dispozicionin tuaj për të gjetur një zgjidhje”, ishte shprehur Tajani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori