LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Bashkimi Europian duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë në qershor

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Bashkimi Europian duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë në qershor

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka thënë se “Bashkimi Europian duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë në muajin qershor”.


Ai theksoi se “do të ishte e papranueshme shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE”.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit, ministri Jashtëm hungarez Péter Szijjártó shtoi se “siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm si dhe ndikon drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e Europës Qendrore”.

Ndërkohë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi se “Shqipëria mbetet shpresëplotë për hapjen e negociatave, kjo bazuar në rezultatet e arritur deri më sot nga zbatimi i Reformës në Drejtësi e deri te Reforma në Administratën Publike”.

“Këshilli do të vendosë pozitivisht për hapjen e negociatave për anëtarësim në muajin qershor”, theksoi ministri në detyrë Cakaj.

Të dy ministrat ndanë vlerësimin për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si në aspektin politik, por edhe ekonomik.

Ministri në detyrë Cakaj dhe ministri hungarez Szijjártó firmosën dy marrëveshje, të cilat do të rrisin më tej bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe për kryesinë shqiptare të OSBE-së në vitin 2020, ku palët u dakordësuan për bashkërendimin e mëtejshëm të aktiviteteve dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Lajme
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë
Kalo në kategori