LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm francez paralajmëron dëbimin e disa diplomatëve rusë

Ministri i Jashtëm francez paralajmëron dëbimin e disa diplomatëve rusë

Ministri i Jashtëm francez ka njoftuar se Franca do të dëbojë “shumë”, anëtarë të stafit diplomatik rus.

Franca është zotuar për dëbimin e “një pjesë të personelit të ambasadës ruse që gëzojnë imunitetin e diplomatit”, ka bërë të ditur ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, transmeton Telegrafi.


Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut
Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Vendimi për dëbimin e diplomatëve rusë ka ardhur, pasi Franca po konsideron se disa prej aktiviteteve të tyre janë në kundërshtim me interesat e sigurisë të Francës.

Ngjashëm ka vepruar sot Gjermani, që gjithashtu vendosi të dëbojë një “numër” të diplomatëve rusë – kjo pasi që puna e tyre po konsiderohet si “kërcënim” për refugjatët në këtë vend. /Telegrafi/