LAJMI I FUNDIT:

Ministri japonez dorëhiqet pasi i dhuroi pjepra votuesve

Ministri japonez dorëhiqet pasi i dhuroi pjepra votuesve

Ministri i ri i Tregtisë në Japoni ka dhënë dorëheqjen, pasi u akuzua për shkelje të ligjit të zgjedhjeve. Raportet e mediave japoneze thonë që Isshu Sugawara u dhuroi mbështetësve të tij në Tokio pjepra të shtrenjtë, portokalle, havjar dhe qumësht blete.

Po edhe pse duket qesharake për një vend ku pjepri është një frut i kudogjendshëm,  në Japoni ky frut është një objekt luksi pasi në vitin 2019 një pjepër arriti çmimin rekord 45 mijë dollarë sipas businessinsider.


Por ministri japonez gjithashtu ka ofruar “para ngushëllimi” prej 20,000 jenesh japonezë (185 dollarë) familjes së një përkrahësi të tij. Ligji zgjedhor i Japonisë ndalon politikanët të dërgojnë dhurime për votuesit në zonën e tyre elektorale.

Pretendimet u shfaqën së pari në revistën javore Shukan Bunshun, e cila thoshte se sekretari i Z. Sugawara kishte ofruar rreth 20,000 jen familjes së një zgjedhësi që kishte ndërruar jetë. Revista gjithashtu shtypi listat e dhuratave që ishin dërguar nga zyra e tij, duke përfshirë edhe pjeprat dhe portokallet. /mapo/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori