LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hasani promovon turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së

Ministri Hasani promovon turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së

Turizmi është një segment shumë i rëndësishëm për Kosovën. Promovimi i produkteve, shërbimeve, prezantimi i eksperiencave dhe aktiviteteve të ndryshme me qëllim që të nxisin vizitorët për të përjetuar bukuritë e Kosovës është qëllimi primar i MTI-së, që reflekton po ashtu edhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik. Kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë e ku po marrin pjesë ministrat e shumë vendeve të Bashkimit Evropian.

Ministri Hasani ka thënë Kosova ofron mundësi të favorshme për zhvillimin e turizmit gjatë katër stinëve të vitit. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke njohur rëndësinë e turizmit dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të Kosovës, është e përkushtuar që ta zhvilloj një turizëm të qëndrueshëm dhe konkurrues”, ka shtuar i pari i Ministrisë së Tregtisë.


Ministri Hasani është shprehur se përmirësimi i infrastrukturës rrugore , autostradës dhe ndërtimi i aeroportit të ri modern do tu mundësojë turistëve qasje më të lehtë dhe lidhjen me destinacionet e Kosovës. Sipas tij kjo do të shërbejë edhe si arterie për arritjen në vendet tjera në rajon.

Duke prezantuar bukuritë e Kosovës, ministri Hasani është shprehur se Kosova edhe pse një vend i vogël , ka potenciale turistike mjaft të mira natyrore dhe kulturore, por është ende vend i pa zbuluar për shumicën e turistëve ndërkombëtar. “Atraksionet natyrore të mrekullueshme të tilla si malet e larta, ujëvarat, shpellat, liqejtë, lumenjtë, burimet termominerale etj, kanë filluar të paketohen si produkte turistike dhe ofrohen për shitje në formën e tureve aktive dhe avanturistike, turizmit rural, sporteve dimërore, ecje në natyrë, alpinizëm, etj. Këto aktivitete kanë filluar të përfshihen edhe në ofertat e përbashkëta rajonale dhe ndërkufitare si p.sh. Peaks of the Balkans, Via Dinarica etj”, ka theksuar ai.

Hasani para ministrave të Turizmit të shumë vendeve të BE-së, ka treguar se shtyllat kryesore prioritare të turizmit në Kosovë janë, turizmi kulturor, turizmi malor dhe alpinist, turizmi rural, turizmi ekologjik dhe alternativ, turizmi aktiv, udhëtimet ndërkufitare. Ministri Hasani ka prezantuar edhe gastronominë e Kosovës duke thënë se kuzhina shqiptare është vlerësuar lartë nga turistet ndërkombëtar. “Kuzhina kosovare është ngjashme me vendet e rajonit , por dallon sepse është krijuar nga kombinime te ndryshme si rezultat i kulturave që kanë lënë pushtuesit e ndryshëm nëpër histori. Kjo e bënë kuzhinën kosovare të veçantë dhe sidomos ushqimi tradicional”, ka shtuar ai.

Kosova si një destinacion turistik i pashkelur, mund të jetë një treg më tërheqës për zhvillimin e turizmit, duke marrë parasysh potencialin e burimeve natyrore dhe kulturore. Ai ka treguar se statistikat turistike tregojnë që turizmi në Kosovë është në rritje.

Ai ka thënë se numri i të punësuarve në sektorin e turizmit është rritur në vitet e fundit. “Rreth 21,000 njerëz janë të punësuar në sektorin e akomodimit dhe të ushqimit, që përfaqëson rreth 6. 4% të të gjithë personave të punësuar në Kosovë, turizmi vlerësohet të jetë mundësi me përparësi punësimi”, është shprehur.

Ai ka treguar gjithashtu se në vitet e fundit (2010 – 2016), është dyfishuar edhe numri i turistëve ndërkombëtarë. “Së fundmi, Qeveria e Kosovës, po përpiqet për integrim sa më të shpejtë në familjen Evropiane, duke punuar në zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë këtu edhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm vendor me standarde Evropiane. Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka për synim anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, si UNESCO, Organizata Botërore e Turizmit (UNËTO) dhe Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm (The World Travel & Tourism Council -ËTTC)”, ka theksuar ministri Hasani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori