Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë është pritur zyrtarisht nga i Ngarkuari i Ministrisë së Jashtme për Ballkanin, ambasadori Christian Hellbach.
Sipas njoftimit për media, ministri Gashi ka diskutuar me Hellbach për situatën aktuale në Kosovë, procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ministri Gashi i ka prezantuar ambasadorit Hellbach edhe projektet aktuale në të cilat Kosova është angazhuar në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit dhe ka shprehur interesin që ky bashkëpunim mes dy qeverive të thellohet edhe më tutje.
“Kosova çmon dhe vlerëson lart rolin e Gjermanisë për peshën dhe rëndësinë që i ka dhënë procesit të dialogut”, ka thënë mes tjerash ministri Gashi.
Ministri Gashi gjatë kësaj vizite ka ngritur çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Rrjetin Traduki ku Kosova ka aplikuar zyrtarisht, dhe ndihma e ndikimi i Berlinit në procesin e anëtarësimit konsiderohet si një nevojë e domosdoshme për vendin tonë.
Po ashtu nga ana e Ambasadorit Hellbach u kërkua mbështetje për hapjen e Institutit Goethe në Kosovë. Marrë për bazë faktin se në shtetin gjerman jetojnë rreth 400 mijë shtetas kosovar dhe ku Gjermania paraqet jo vetëm mikun por edhe partnerin tonë kryesor në Evropë.
“Hapja e Institutit Goethe në Kosovë do të rrisë edhe më tutje bashkëpunimin në fushë e kulturës”, vlerësoi ministri Gashi.
“Kosova është me fat që ka një vend mik siç është Gjermania, roli i së cilës është jetik nëpër të gjitha zhvillimet nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”, është shprehu Gashi pas përfundimit të kësaj vizite./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert