LAJMI I FUNDIT:

Ministri Demolli pro transformimit të FSK-së

Ministri Demolli pro transformimit të FSK-së

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, i ka quajtur krejtësisht të pavërteta, të pabaza dhe të pandershme, pretendimet se ai është kundër transformimit të FSK-së.

I pyetur nga Telegrafi për letrën që është publikuar në medie, ku Demolli informon Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit për qëndrimet e SHBA-ve për transformimi e FSK-së, Demolli ka thënë se interpretimi i kësaj letre si qëndrim i tij kundër transformimit të FSK-së, është përpjekje e ulët që me tituj portalesh të krijohet opinioni i rrejshëm rreth kësaj çështje.


“Transformimi i FSK-së është prioriteti kryesor i imi në këtë mandat. Me këtë synim, në koordinim me kryeministrin dhe Qeverinë, Ministria e FSK-së i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe sot FSK është e gatshme në të gjitha aspektet për transformim, për marrjen e kompetencave të plota ushtarake, si dhe për të kryer të gjitha funksionet në fushën e sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Demolli për Telegrafin.

Ai tha se “sot ekzistojnë të gjitha përgatitjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese, apo edhe përmes ndryshim-plotësimit të Ligjit për FSK-në”.

“Ndërkaq, përpjekjet e ulëta që me tituj portalesh të krijohet opinioni i rrejshëm se Ministri i FSK-së është kundër transformimit janë krejtësisht të pavërteta, të pabaza dhe të pandershme”.

“Transformimi i FSK-së nuk është proces që na ndanë por na bashkon fuqishëm. Përkrahja e partnerëve strategjik dhe qëndrimet e tyre në këtë proces janë po ashtu kruciale”, ka thënë Demolli. /Telegrafi./

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori