LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi: Do të shtohen patrullat policore në shkolla

Ministri Bytyqi: Do të shtohen patrullat policore në shkolla

Deri në përfundim të këtij viti shkollor do të shtohen patrullat policore në shkolla. Vendimi është marrë sot nga Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi në bashkëpunim me ministrin e punëve të brendshme Ekrem Mustafa.

Ministri Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjithashtu do të bëjnë edhe krijimin e Task Forcës për parandalimin e përdorimit të narkotikëve dhe shtimin e sigurisë në shkolla.


“Pas shumë diskutimeve rreth marrjes së përgjegjësive nga përfaqësuesit e institucioneve të arsimit dhe sigurisë, kemi ardhur në përfundim që, zgjidhje afatshkurtër deri në përfundim të vitit shkollor, të jetë shtimi patrullave policore në shkolla dhe hartimi i planit për kontroll rutinore të nxënësve nga drejtorët e shkollave, për të cilin plan policia duhet të njoftohet përmes DKA-ve. Me ministrin Mustafa, përfaqësuesin e Policisë dhe Kolegjiumit të DKA-ve, po ashtu, u pajtuam që pas përfundimit të vitit shkollor të bëhet krijimi i Task Forcës për parandalimin e përdorimit të narkotikëve dhe shtimin e sigurisë në shkolla”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Shkrimi i plotë:

“Në kuadër të angazhimeve për gjetjen e një zgjidhjeje për shtimin e sigurisë në shkolla, kam ftuar sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa me bashkëpunëtorë, drejtorin e operacioneve në Policinë e Kosovës, z. Afrim Ahmeti dhe zëvendëskryetarin e Kolegjiumit të Drejtorive Komunale të Arsimit, z. Blerim Thaqi.

Pas diskutimeve në lidhje me aktet e dhunës në shkolla, të raportuara kohëve të fundit, kam kërkuar bashkëpunimin e të gjithë akterëve relevantë të pranishëm në takim, me të cilët edhe kemi arritur konkluzione të cilat do të qojnë drejt një zgjidhjeje të përshtatshme për eliminimin e kësaj dukurie.

Pas shumë diskutimeve rreth marrjes së përgjegjësive nga përfaqësuesit e institucioneve të arsimit dhe sigurisë, kemi ardhur në përfundim që, zgjidhje afatshkurtër deri në përfundim të vitit shkollor, të jetë shtimi patrullave policore në shkolla dhe hartimi i planit për kontroll rutinore të nxënësve nga drejtorët e shkollave, për të cilin plan policia duhet të njoftohet përmes DKA-ve.

Me ministrin Mustafa, përfaqësuesin e Policisë dhe Kolegjiumit të DKA-ve, po ashtu, u pajtuam që pas përfundimit të vitit shkollor të bëhet krijimi i Task Forcës për parandalimin e përdorimit të narkotikëve dhe shtimin e sigurisë në shkolla.

Në këtë takim, po ashtu kam ftuar Drejtoritë Komunale të Arsimit që të kërkojnë nga drejtorët e shkollave të mbajnë mbledhje urgjente me prindër, për të diskutuar sigurinë në shkolla dhe planet për ta përmirësuar atë dhe të kërkohet nga drejtorët e shkollave të raportohen të gjitha rastet e dhunës apo incidentet në polici”, ka shkruar Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori