LAJMI I FUNDIT:

Ministri britanik sulmon sërish Shqipërinë

Ministri britanik sulmon sërish Shqipërinë
Downing Street, Cabinet Meeting. 12 January 2016. Michael Gove.

Sërish Shqipëria bëhet pjesë e argumentit se përse Britania nuk duhet të qëndrojë në BE. Dhe sërish kartën e gogolit shqiptar e tund Ministri britanik i Drejtësisë Michael Gove, i cili në një shkrim të gjatë të botuar në tabloidin “Daily Mail”, paralajmëron britanikët se çfarë do të mund t’i ndodh Britanisë, nëse Shqipëria, dhe vendet e Ballkanit dhe Turqia do të hynë në BE.

“Nëse mendoni tani se BE është keq, prisni derisa të hyjë Shqipëria në Bashkimin Evropian”, shkruan Gove.


“Opsioni shqiptar nuk është thjeshtë një roman imagjinar plazhi, është një fakt diplomatik, shkruan Ministri i Drejtësisë.

Duke theksuar se Britania nga sot deri në 2020 do harxhojë 20 miliardë stërlina për të përgatitur vendet e Ballkanit për anëtarësimin e tyre në BE, ai thekson se kjo shifër është më shumë se shuma që do paguajmë për fondin e luftës kundër kancerit në Shërbimin Shëndetësor britanik, NHS.

“Me siguri shqiptarët mendojnë se Foreing Office është i mbushur me personazhe të filmave të Pitkinit” shkruan ministri britanik në shkrimin në “Daily Mail”. Ai përmend shifra të kriminalitetit shqiptar në Britanai ku sipas tij nga rreth 10 mijë kriminel të huaj nëpër burgjet britnatike 1 në 20 syresh janë shqiptare.

“Nga tërë të burgosurit në burgjet tona që vijnë në vendet e BE, 10 për qind janë nga Shqipëria” nënvizon Gove.

Në këtë fushatë frikuese minstri britanik i Drejtësisë përmend edhe aspektet negative të hyrjes së vendeve të tjera të Ballkanit në BE dhe Turqisë dhe jo vetëm Shqipërisë, por kryesisht përdor gogolin shqiptar.

Përfaqësuesit e fushatës pro largimit të Britanisë nga BE-ja përdorin pak a shumë të njëjtat argumenta friksuese që janë përdorur dikur edhe kur vende si Polonia, Rumania dhe Bullgaria u futën në BE, e ku sipas parashikimeve të tyre apokaliptike Britania do fundosej nën peshën e miliona emigarantëve nga këto vende.

E sërish shumë vite pas asaj retorike Britania sot është një nga vendet me ekonominë më të zhvilluar në vendet e BE-së, ndërkohë historia ka treguar se britanikët e thjeshtë janë më të pandikuar nga një retorikë e tillë ksenofobe.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori