LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bedri Hamza përkrah David Malpass për President të Bankës Botërore

Ministri Bedri Hamza përkrah David Malpass për President të Bankës Botërore

Ministri Financave Bedri Hamza në kapacitetin e tij, si Ministër i Financave i Qeverisë së Kosovës dhe si Guvernator për Kosovë në Bankën Botërore, e përkrahë dhe e jep votën e tij, për kandidaturën e nominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për President të Bankës Botërore të David Malpass.

David Malpass deri më tani ka qenë nënsekretar i Departamenti Amerikane i Thesarit. Thesari Amerikane ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm nder vite me Ministrin e Financave dhe si rezultat i këtij bashkëpunim Ministria e Financave ka zhvilluar Departamentin e Thesarit në Kosovë. /Telegrafi/