LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Bahrejnit viziton për herë të parë Izraelin pas normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve

Ministri i Bahrejnit viziton për herë të parë Izraelin pas normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve

Ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Abdullatif al-Zayani zbarkoi në aeroportin izraelit, “Ben Gurion” të mërkurën për vizitën e parë zyrtare të nivelit të lartë që kur të dy vendet normalizuan marrëdhëniet diplomatike.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gabi Ashkenazi mirëpriti zyrtarët e Bahrejnit dhe të Dërguarin Special të SHBA-së, Avi Berkowitz.


“Këtë mëngjes, pas muajsh bisedimesh, unë u takova me FM-në e Bahreinit, Abdullatif al-Zaayani, për herë të parë. Ishte një takim shumë i suksesshëm dhe miqësor. Kam pasur kënaqësinë ta pres atë dhe delegacionin e tij”, shkroi ndër të tjerash ai në llogarinë personale në Twitter.

Në tetor, një delegacion i zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë vizituan Manaman, ku Bahreini dhe Izraeli vendosën zyrtarisht marrëdhënie diplomatike, pas një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshe, të dy vendet më pas nënshkruan tetë marrëveshje dypalëshe. /Telegrafi/